Një studio e pavarur që ndërthur teknologjitë e IA-së me intuitën njerëzore, në kryqëzimin e drejtimit kreativ, sistemeve të markës, motion-it, editorialit dhe kodit, për të krijuar punë që tingëllojnë me zërin e tyre të veçantë – ku IA propozon formën, por toni mbetet një zgjedhje njerëzore.
- Drejtim artistik
- Dizajn marke
- Dizajn uebi
- Editorial
- Fotografi
- Zhvillim kreativ
- E-commerce
- Përmbajtje për rrjetet sociale
- Motion
Të gjitha të drejtat të rezervuara
Për dekada, kufijtë e dizajnit i caktonin koha, buxheti dhe numri i duarve. Inteligjenca artificiale i shtyu aq larg, sa thuajse nuk duken më. Modelet me të cilat punoj kanë parë më shumë forma nga sa sheh një njeri gjatë gjithë jetës. Mësojnë nga miliarda shembuj për të parashikuar atë që është më e mundshme, e pastaj njerëzit i çmësojnë nga rreziku. Prandaj, të lënë në dorë të vetes, zgjedhin të zakonshmen. Në anën e njeriut mbetet ende shija. Në pak çaste, një model krijon mijëra versione, për të cilat një studio do të kishte nevojë për muaj. Puna ime është akordim dhe kuratorim: lë mënjanë të dukshmen, mpreh të rrallën dhe nga mijëra përpjekje kompozoj një histori të vetme koherente. Kështu lind ajo që më parë s’mund të bëhej: marka që jetojnë dhe reagojnë, ndërfaqe që sillen si lëndë e gjallë – në lëvizje, në përmbajtje, në çdo detaj – dhe sisteme që punojnë para se t’i kërkojë kush. Saktësia e makinës. Shija e njeriut. Një histori e përbashkët.
Kam bashkëpunuar me
Shërbime
Katër disiplina, një mënyrë pune. Modelet e IA-së më lejojnë të eksploroj më shumë mundësi sesa do të nxinte një projekt i zakonshëm, dhe për atë që mbetet prej tyre vendos vetë.
Ndërfaqe dhe web
Ndërfaqe që reagojnë si materia: me peshë, elasticitet dhe tingull. I projektoj dhe i ndërtoj në çdo stack, nga një faqe interneti te një aplikacion nativ.
Sisteme brendi
Brendi si sistem, jo si libër rregullash. Shenja, tipografia, ngjyra, lëvizja dhe tingulli ndjekin të njëjtat rregulla dhe përshtaten vetë me çdo kanal.
Prodhim me IA
Video reklamuese, fotografi dhe fushata të krijuara me modele gjenerative nën regjinë time. Cilësia e një xhirimi, pa kostot dhe afatet e tij.
Automatizim i përmbajtjes
Një sistem që e kthen vetë dizajnin e brendit në postime, reklama dhe formate gati për rrjetet sociale. Ju miratoni, dhe brendi mbetet vetvetja në çdo postim.

Miliarda mundësi.
Punime
Projekte për të cilat kam punuar vitet e fundit: ndërfaqe, botime, marka dhe komunikim. Secili nisi me një pyetje të ndryshme.
- 01RefindiUI / Zhvillim2026
- 02AquilaUI / Zhvillim2026
- 03Vogue TravelEditorial2026
- 04Project XUI / Zhvillim2026
- 05Project XUI / Zhvillim2026
- 06Vogue WebsiteUI / Zhvillim2026
- 07Vogue SMKomunikim2023
- 08BP CatalogEditorial2021
- 09PolaronBranding2022
- 10ShellEditorial2021
- 11Web NinjasBranding2021